Home ELBASANI SOT MUZEU VIRTUAL I SHKOLLËS “NAIM FRASHËRI” NË ELBASAN

MUZEU VIRTUAL I SHKOLLËS “NAIM FRASHËRI” NË ELBASAN

43

Vlera të paçmuara në ruatjen e historisë

Hapja në Elbasan e shkollës fillore “N.Frashëri” dhe e shkollës së mesme për

mësues, që ka mbetur në histori me emrin,”Normalja e Elbasanit”, si dhe mbajtja

e Kongresit të Elbasanit, dëshmojnë,traditën shekullore të Elbasanit në fushën

e kulturës e të arsimit.U mbushën plot 100 vjet nga dita e hapjes së shkollës së parë zyrtare shqipe në qytetin e Elbasanit, shkollës që mban emrin e rilindësit të madh “N.Frashëri” e cila shpejt u bë e njohur në të gjithë vendin. Shkolla Naim Frashëri në qytetin e Elbasanit gjer më sot mbetet shkolla  vetme 9-vjeçarë në këtë bashki që ka një muze të mirfilltë. Për Egnatia neës mësuesja e cila kujdeset për muzeun tregon më shumë rreth vlerave që mbart ky vend.

Në këtë shkollë kanë marrë mësim shumë  njerëz të cilët më pas u bënë personalitete të njohur në fusha të ndryshme të vendit tonë e më gjërë. E veçanta e këtij muzeu është regjistrimi audio I të madhit Aleks Buda.

Ky muze është dëshmi e të gjithë atyre që kontribuan për zhvillimin jo vetëm të arsimit në qytetin e Elbasanit po edhe për zhvillimin e shumë fushave të tjera nga ku spikatën nxënësit e dalë nga kjo shkollë.