Një ndalesë e shkurtër e detyrueshme në autostradë i kushtoi jetën një shoferi 50-vjeçar. N.A. nga Bujanoci, me banim në Gjilan, mbeti i vdekur pasditen e së shtunës në dalje të Malishevës, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas autoriteteve në Kosovë, bashkë me viktimën ndodheshin edhe dy persona tjerë, të cilët nuk pësuan lëndime. Ata kishin ndaluar në rrugë për shkak se makina kishte pësuar defekt. 50-vjeçari u godit nga një furgon teksa po hynte brenda në makinën e tij.

Drejtuesi i furgonit u shoqëruar në polici dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

fax