Ben Affleck  ka nisur përgatitjet për t’i propozuar Jennifer Lopez muajin e ardhshëm me rastin 52-vjetorit të saj. Një burim pranë çiftit kanë thënë se ata janë të lumtur bashkë dhe se po shikojnë për një të ardhme bashkë.

Një person i brendshëm ka thënë për revistën “Closer” se Ben do që ta kalojë lidhjen e tyre në një tjetër nivel dhe ndaj po planifikon një propozim romantik për artisten në 24 korrik.

Ato janë shumë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre. Së fundmi  çifti ka dalë për darkë në Beverly Hills në një restorant grek. Jennifer kishte veshur pantallona të shkurtra, kanotjere dhe xhaketë të bardhë. Jashtë restorantit Jennifer dhe Ben u panë duke qeshur e të lumtur.

Ai i ka propozuar artistes me një unazë me diamant ngjyrë rozë 6.1 karat në vitin 2002, vetëm 2 muaj pas nisjes së lidhjes së tyre. Mirëpo çifti u ndanë 1 vit më vonë për shkak të vëmendjes së tepruar mediatike sipas tyre.

Ndërkohë burimet thonë se Ben po mendon jo vetëm t’i propozojë Jennifer-it, por edhe ta marrë në rezidencën e tij 28 milionë paund në Los Angeles. Prej kohësh në fakt përflitet se Jennifer Lopez do të largohet nga Miami për t’u zhvendosur në Los Angeles së bashku me binjakët, Max dhe Emme.

icon style