Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar pas aksidentit tragjik në Greqi ku nga përplasja e dy trenave humbën jetën 36 persona.

Begaj në një postim në Tëitter shprehet i tronditur nga kjo tragjedi dhe thekson se Shqipëria është krah popullit grek.

Reagimi i Begajt:

I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek.

Sipas informacioneve më të fundit zyrtare numri i të vdekurve nga përplasja fatale e një treni pasagjerësh me një tren mallrash në Larisa ka shkuar në 36 .

Siç sqaroi zëdhënësi i Zjarrfikësve, operacioni i kërkimit dhe nxjerrjes është fokusuar në tre vagonët e parë të trenit të pasagjerëve.

Sakaq janë dhjetëra të plagosur teksa numri i viktimave pritet që të rritet.