Është arrestuar drejtuesi i mjetit në Maliq, i cili pasi pasi përplasi për vdekje një 58-vjeçar u largua nga vendngjarja.

I arrestuari është një 29-vjeçar me iniciale G.T, banues ë fshatin Drithas, Maliq.

Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

Gjithashtu nga makiona u përolas edhe vëllai i viktimës, i cili po udhëtomte me biçikletë. Për fat të mirë ai shpëtoi.

Njoftimi i polici

Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Drithas.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin R. Sh. dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident rrugor, ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, falë një pune intensive hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/