Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet tip furgon, ku po udhëtonin 21 nxënës të cilët ishin në ekskursion, është përplasur me një tjetër mjet.

Nga  përplasja ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Paraprakisht bëhet me dije se automjeti tjetër i përfshirë në aksident ka bërë parakalim të gabuar, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.