Policia e Fierit ka zbardhur një aksident të ndodhur 4 ditë më parë në aksion rrugor “Fier-Vlorë.”Si pasojë e aksidentit humbi jetën 70-vjeçari Y.T, ndërsa shoferi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas 4 ditësh policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Fier – Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi në datën 02.11.2022, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”.

Identifikohet dhe ndalohet 58-vjeçari, i cili, duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin Y. S. dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Në datën 02.11.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, shtetasi S. Ç., 58 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Y. T., 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi S. Ç. është larguar nga vendngjarja.

Si rezultat i një pune intensive hetimore nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Abcnews.al/