Një operacion anti drogë në Gramsh ka sjellë arrestimin e 3 personave. Mësohet se policia kishte informacione se një grup prej tre personash po trafikonte lëndë narkotike.
Pas aksionit janë sekuestruar 5 kg kanabis ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tre të arrestuarve.