Dy djem të rinj përfunduan në prangat e forcave “Shqiponja” dhe të efektivëve të Komisariatit numër 2 pas një aksioni të zhvilluar sepse ishte marrë informacion që ata lëviznin në qytet të armatosur.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë: A. A., 21 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;
-A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin po qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Gjatë verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A. A. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Njoftimi nga policia Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Permission”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.
Qarkullonin me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre kishte shkelur masën “Arrest në shtëpi”.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në rrugën “Hasan Alla”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Permission”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– A. A., 21 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;
-A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin po qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Gjatë verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A. A. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.