Një nga turistët, skafi i të cilit u përplas me një shkëmb nën ujor dhe u mbyt ka treguar momentet si ka ndodhur ngjarja. Sipas italianit, gjithçka ka ndodhur pasi nuk është bërë sinjalizimi, ashtu sic ndodh zakonisht me varkat.

Ai thotë se fëmija 4 vjec ishte në panik, për shkak të situatës shumë të vështirë që u krijua. Turisti falënderoi policinë dhe Guardian, të cilën mbërritën menjëherë, por edhe popullin shqiptar, që sic tregon ai nuk i kanë marrë lekë për ndihmën.

Ai tregoi gjithashtu se ishin nisur nga Kroacia dhe Mali i Zi dhe më pas do të bënin edhe një vizitë në brigjet shqiptare.

“Jemi nisur këtë mëngjes, kemi kaluar 600 ishuj në Kroaci dhe Mal të Zi. Kemi bërë një udhëtim direkt për në Vlorë, ku në hyrje si gjithë pronarët e varkave përdor një program që të jep sinjale për gjithçka ndodh në det. Për fat të keq varka nuk ka sinjalizuar asnjë shkëmb.

Për mos sinjalizim gjendemi në këtë situatë. Tani jemi në kërkim të zgjedhjes sesi mund të lëvizim barkën që andej.

Është një problem me lajmërimet që shteti shqiptar duhet të bëjë me pjesën nën ujore.

Policia e kufirit dhe Guardia mburriten menjëherë. Falënderojmë popullin shqiptar qe na ndihmuan s’na morën leke”, tha njëri prej turisteve.

Si ndodhi ngjarja?

Policia njoftoi në orët e para të ditës së sotme se u ka ardhur në ndihmë 4 turistëve italiane të cilët po udhëtonin me një skaf.

Më datë 07.06.2022, rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtues shtetasin G. V.,  61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.

Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të Policisë Kufitare dhe GDF është bërë e mundur nxjerrja e 4 shtetasve italianë në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”.