Pronarët e bizneseve te Lushnjës kane protestuar kunder vendimit te ARrSh per mbylljen e hyrje daljeve ne autostrade.
Ata u grumbulluan ne kryqezimin e pushimit te shoferit ne autostraden Lushnje- Fier.
Nxjerrja e lejes nepermjet aplikimit ne portalin e qeverise e – albania , sipas protestuesve konsiderohet e parealizueshme. Ata pretendojne se nuk kane mundesi financimi per ndertimin e rruges dytesore , nderkohe ajo duhej te ishte ndertuat nga shteti. Bizneset kane 20 vjet qe operojne buze autostrades Lushnhe Fier dhe Lushnje Rrogozhine.
Protestuesve iu bashkuan edhe dy deputetet e Pd ne qarkun Fier Luan Baci dhe Saimir Korreshi.
Baci theksoj se bizneseve u eshte kerkuar 30 mij euro per ti dhene lejen e hyrjes ne autostrade ndersa Korreshi do te kerkoje neser ne parlament interpelancë me ministren Belinda Balluku , per te gjetur nje zgjidhje te problemit.
Nje jave me pare ARRSH mbylli hyrje daljet ne aksin Lushnje Rrogozhine. Ato ishin hapur nga bizneset, karburanret, banesa por edhe nga fermeret prodhues qe kalojne ne tokat bujqesore. Aksioni do te vazhdoje edhe ne autostraden lushnje fier, ndersa protestuesit do te pershkallzojne prorestat nese qeveria nuk gjen nje rruge zgjidhje tjeter, ose duke i ndertuar rruget dytesore.