Carlo Ancelotti nuk i gëzohet faktin që arriti të kalojë grupin, nuk ishte ky objektivi i tyre, nuk i intereson as këtë do të ketë përballë në fazën me eliminim direkt, Reali i tij kërkon ti shkojnë deri në fund këtij turneu: “Gjëja më e rëndësishme ishte të kalonim si kokë grupi, nuk jam aspak i shqetësuar për shortin. Objektivi jonë është të fitojmë këtë kupë, jo të kalonim grupin. Në këtë ndeshje nuk ishte e rëndësishme të bënim gjëra të jashtëzakonshme, e kontrolluam mirë ndeshjen, mbi të gjitha pasi kaluam në avantazh. Inter është një skuadër e fortë, e vendosur mirë në fushë, por djemtë bënë mirë”, u shpreh Ancelotti në përfundim të ndeshjes.