Forcat special RENEA pasditen e kësaj të enjte kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit ku kanë shoqëruar rreth 10 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me Nuredin Dumanin.
Kontrollet kanë qenë në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, pasi ka pasur informacione mbi vendndodhjen e të shumëkërkuarit, Talo Çela, i cili dyshohet se është i përfshirë në vepra të ndryshme kriminale me pagesë.
Pavarësisht marrjes së këtyre informacioneve për vendodhjen e tij policia nuk ka arritur të kapë Talo Çelën, por ka bërë të mundur arrestimin e krahut të tij të djathtë, Klement Xhaferrit.
Megjiathatë, deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia pasi operacioni është në vijim dhe sipër.
Xhaferri është shpallur në kërkim pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Ai është një person kontrovers dhe me shumë dritëhije. Klement Xhaferri u përfshi në një tjetër ngjarje të bujshme disa vite më parë në përplasjen me policinë para tregut Agro-Ushqimor në Elbasan.
Ai ka qenë sipas opozitës edhe si pjesë e incidentit të ndodhur ditën e verës në Elbasan.