Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Xhenjo”.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe raportohet për 4 persona te plagosur
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
