Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se Ajas Sulejmani, shoferi që shkaktoi aksidentin dje te “Rruga e Kavajës”, është arrestuar tre javë më parë dhe është liruar pasi ka paguar 200 mijë euro.

“[…] ka liruar thuhet kundrejt 200 mij eurove te shume  kerkuarin nga Britania e Madhe Ajes Sulejmanin te arrestuar 3 jave me pare me kerkes te Interpolit per ekstradim”, shkruan Berisha.

Lexoni denoncimin e ish-kryeministrit:

Superskandal!

Oltion Bistri, narkokomisari i larte e Edvinit kishte liruar tre jave me pare trafikantin Ajes Sulejmani!

Ky i fundit ishte i shume kerkuar prej vitesh ne Britanine e Madhe!

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje Dr  trafikanti qe perpelasi nje çift dhe foshnjen e tyre tre muajsh  me makine  sot ne Tirane ishte miku dhe pagatori i Oltion Bistrit.

Ky i fundit eshte emruar direkt nga Edi Rama si Drejtori i Forces Operacionale ne Drejtorine e Pergjitheshme te Policise dhe ka liruar thuhet kundrejt 200 mij eurove te shume  kerkuarin nga Britania e Madhe Ajes Sulejmanin te arrestuar 3 jave me pare me kerkes te Interpolit per ekstradim.

Policia e ka ndaluar kriminelin disa here por ai eshte liruar me urdher te Bistrit! Perveç kesaj sot po me nderhyrje te Bistrit njoftimet e policise per Sulejmanin kane ndryshuar disa here me qellim qe te fshihej autori i vertet i aksidentit te rende.

 Gjithashtu ju informoj se Oltion Bistri eshte person me ngarkesa te medha kriminale, i perfshire ne kultivim te lendeve narkotike ne vitet 2016 e 17 si ish shefe i komesarjatit ne Pogradec, si gjobevenes ne drejtimin e Komisarjatit Nr 2 si ish krahu i ish dr Policis Ardi Veliu, i kontestuar shume per kete emrim edhe nga te huajt.