Ish-ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, është shprehur se nuk ka qenë kurrë në Vjenë me mision të posaçëm, siç akuzon opozita për çështjen “McGonigal”. Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Gjonaj kur ishte ministre ka qenë në Austri, në mbledhjen e bërë për të goditur opozitën.
Nga foltorja e Kuvendit, deputetja socialiste që në periudhën kur akuzohet se ka qenë në Vjenë mbante detyrën e ministres, ka deklaruar me përgjegjësi se në Austri ka qenë vetëm me ftesë të autoriteteve vendase.
“Me përgjegjësinë time politike dhe institucionale, deklaroj se unë kurrë nuk kam qenë në një mision të posaçëm në Vjenë, përveçse vizitave zyrtare me ftesë të autoriteteve austriake.
Ndihem e keqardhur që raporte të tilla midis dy shteteve, të vendosura tashmë në një nivel shumë të lartë bashkëpunimi, të bëhen pis për interesa të tilla të ulëta politike”, u shpreh ndër të tjera Etilda Gjonaj, deputete e PS dhe ish-ministre e Drejtësisë.