Një qytetar gjatë protestës së sotme para ministrisë së Drejtësisë, hodhi akuza se i kanë vrarë motrën shtatorin e vitit të kaluar dhe se vrasësi i motrës së saj është i lirë. Qytetari tha se Shefqet Lika i ka vrarë motrën në bashkëpunim me motrat e tij. Sipas tij e ka liruar gjyqtari Gredi Hoxha.

‘Isha në Has dhe erdha urgjent për këtë protestë. Ngushëllime familjeve të viktimave. Pas çdo vrasje ngushëllimin më të madh duhet të bëjë drejtësia. Kur drejtësia bëhet palë me kriminelin, ky gjykatës bëhet palë me kriminelin. Më kanë vrarë motrën më 4 shtator. Gjykata e ka liruar nga burgu më nëntor, pse se kishte marrëdhënie të mira me komunitetin. Shefqet Lika e vrau në bashkëpunim me motrat e veta. Gerd hoxha ky gjyqtar. Kur hasmit i dilet prite nuk vritet. Sot po vritet pa pikën e frikës dhe bashkëpunëtor është drejtësia. Vrasja e një njeriu vlen më shumë e një personazh i Big Brother. Duhet të protestojmë para.’- tha qytetari