Ditën e sotme, Partia Demokratike pritet të publikojë emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm në Kuvendin e mbajtur ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve.

Kjo ishte shifra zyrtare e të pranishmëve sipas kryetarit të Komisionit, Jemin Gjana,ndërkohë shumë akuza kanë shpërthyer ndaj kryetarit të PD-së mbi numrin e delegatëve.

Janë ngritur shumë pikëpyetje si mund të jenë futur 5004 delegatë në Pallatin e Kongreseve ku nuk ka vend për më shumë se 2000 persona, apo ka pasur dhe akuza të tjera që kryedemokrati ka thirrur në Kuvend dhe familjarë të delegatëve apo persona të tjerë që nuk janë delegatë.

Mirëpo, sicc paralajmëroi ai një ditë më parë, sot pritet që Lulzim të bëjë publike emrat e 5 mijë e 4 delegatëve që ishin dje pjesë e Kuvendit Kombëtar.

“Nesër para çdo shqiptari do të hidhet poshtë çdo trillim, duke bërë transparent emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm,”, pohoi mbrëmë kreu i PD-së, Basha.

Basha mblodhi dje Kuvendin Kombëtar për të riorganizuar opozitën pas kundërshtive që lindën në radhët e saj, pas datës 9 shtator të këtij viti  kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar.

Berisha menjëherë pas këtij vendimi, filloi iniciativën Foltorja për mbledhjen e firmave të nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Kuvendi i Berishës u mblodh në datë 11 dhjetor dhe aty u votua me rreth 5000 vota delegatësh për shkarkimin e Bashës, si edhe u mor vendimi për referendum në të gjithë Shqipërinë për shkarkimin e Bashës. Ditën e djeshme, paralelisht me Kuvendin e Bashës u mbajt dhe referendumi, i cili vendosi me mbi 40 mijë vota për shkarkimin e Bashës.