Është lënë nëarrest stëpie drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Avokati i tij i ka kërkuar trupës gjykuese në GJKKO që Ervin Muça të hetoht pa masë.

Gjithashtu ndaj ish-drejtorit të IT, u la në fuqi masa e pezullimit nga detyra. Para se të niste seanca, në hyrje të ambienteve të GJKKO, për mediat Muça ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.