Një rast i ngacmimit seksual është zbuluar në Pogradec 2 ditë më parë më 6 nëntor.
Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë Adriatik Haxhillari, akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëse 14-vjeçare.
Ditën e sotme, bëhet me dije se drejtori është pezulluar nga detyra.
Në dokumentin e siguruar nga Ora News që mban datën 8 nëntor thuhet se “Adriatik Haxhilalri është pezulluar nga detyra e drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Stropckë” Pogradec, deri në përfundimin e hetimeve që po kryhen ndaj tij.”
Drejtori i shkruante mesazhe në telefon 14-vjeçares dhe gjyshja e kësaj të fundit u shpreh se drejtori i dërgonte mesazhe prej dy javësh.
Ndërkohë pritet që ditën e nesërme i akuzuari të paraqitet pranë Gjykatës për masën e tij të sigurisë.