Jason Statham, Andy Garcia, Megan Fox dhe 50 Cent do të xhirojnë skena të filmat “Expendables 4’ në Selanik.

Xhirimet do të zgjasin dy javë dhe do të përdoret hapësira industriale që është marrë me qira në perëndim.

Krijuesi i serisë së këtyre filmave, Sylvester Stallone, tashmë ka përfunduar xhirimet e skenave të tij në Londër dhe madje ka njoftuar se pas “The Expendables 4” nuk do të marrë pjesë në filmat e rinj me personazhin e tij Barney Ross, duke ja dorëzuar rolin kryesor Jason Statham.

Për prodhimin në setin e “Expendables 4” në Greqi  “të pranishëm” me pajisjet e tyre do të jetë dhe ushtria greke,një praktikë që është e zakonshme për çdo prodhim aksion, në mbarë botën.

Ky film është planifikuar të dalë në kinema në vitin 2022.

Regjisori i filmit është Scott Waugh, ndërsa filmat e mëparshëm “The Expendables” kanë luajtur Arnold Schwarzenegger, Jet Lee, Bruce Willis, Terry Crowe, Jean-Claude Van Damme, Harrison Ford dhe shumë yje të tjerë të mëdhenj të filmave aksion.

© SYRI.net