Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në ambientet e një kolegji në Athinë. Një burrë i armatosur me thikë ka hyrë në ambientet e kolegjit duke kërcënuar fëmijët dhe mësuesit.
Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë rrethuar zonën. Ndërkohë, forcat e EKAM-it dhe të Sigurimit, kanë bllokuar tre hyrje-daljet e Kolegjit dhe kanë nisur kontrollet në oborr dhe salla.
Sipas informacioneve të fundit, nga hetimet e policisë, në zonë nuk janë gjetur sende të mprehta.
