Një 31 vjeçar nga Vlora është shpallur në kërkim pasi goditi me thikë ish gruan e tij duke i vjedhur më pas një celular dhe një shumë parash.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.”, njofton policia.

Gjithashtu në kërkim është shpallur dhe një 33 vjeçar nga Saranda pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke vjedhur një shumë parash në vendin ku punonte.“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në subjektin në të cilin ishte i punësuar.”, njofton policia./abcnews.al