Albana Fico emërohet drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se Fico do çojë përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore.

‘Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta’- njofton ministria e Shëndetësisë.