Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës me rastin e vizitës së Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio dhe adresimit të këtij të fundit para deputetëve. Kurti ka treguar një detaj me një produkt italian teksa ishte duke përgatitur fjalim e sotëm në Kuvend.

Kurti ka thënë se i ka bërë përshtypje një etiketë në lëngun e portokallit që prodhohej në Itali e që shkruante se produkti është prodhuar duke respektuar të drejtat e punëtorëve.

“Derisa po e përgatisja këtë fjalim,vura re se në shishen e lëngut të portokallit që kisha përpara shkruhej më sa vijon: Ky produkt është prodhuar duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve dhe pa i shfrytëzuar ata. Ishte një produkt italian. Kosova importon nga Italia shumëçka.

Më bëri përshtypje respekti për punën që reflektonte etiketa e këtij produkti. Nuk e di se a është situatat aq mirë si në etiketë, edhe pse produktet “Made in Italy” kanë një markë të mirë globale pikërisht sepse nuk gënjejnë me ato që shkruajnë në etiketa”, ka thënë Kurti.

Kurti kujtoi gjithashtu ndihmën që Italia kishte bërë për Kosovën në vitin 1999.

“Itali është njëra nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, teksa vuri në dispozicion territorin e saj, i mbaj mend aeroplanët që ngriheshin nga Aviano duke ndihmuar çlirimin e vendit tonë që bartej nga populli dhe UÇK-ja duke ndaluar gjenocidin e Serbisë që synonte shfarosjen e shqiptarëve”, ka thënë Kurti.

fax web