Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti viziton të dielën Tiranën, bën me dije gazetarja e ABC News, Esiona Konomi.

Mësohet se Kurti do të takohet me kryeminsitrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Nuk ka një qëllim të qartë e të deklaruar, por besohet të jetë në funksion të marrëveshjes së pafirmosur në Ohër, informimit të Shqipërisë me qëllim që edhe qeveria jonë të jetë e qartë në lobimin ndërkombëtar.