Ka nisur prej orës 10 seanca për “Inceneratorin e Fierit” ku pritet të vendoset nëse dosja do të shkojë për gjykim apo jo. Të akuzuar për këtë aferë janë ish-ministri, Lefter Koka, ish-deputeti, Alqi Bllako  dhe ish-zyrtare i FSHF, Arben Dervishaj.

Seanca për inceneratorin e Fierin është shtyrë të paktën 4 herë. Pasi avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që të pushohet çështja, por kjo kërkesë është rrëzuar.

Gijithashtu avokatët kanë kërkuar që ndaj personave të arrestuarve dhe të pandehurve të zhvillohet një gjykim i shkurtuar. Kjo kërkesë pritet që të marrë një përgjigje ditën e sotme.

Në rast se do të kalojë kërkesa për gjykim akuzat janë tre, “Shpërdorimit të Detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”.

Pritet që gjykata të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e Prokurorisë apo do t’i kërkojë prokurorit Dritan Prençi që të kryejë veprime të reja hetimore shtesë.

Të gjithë personat e përfshirë, përveç Etleva Kondit kanë kërkuar që procesi ndaj tyre të zhvillohet më gjykim të shkurtuar, ç’ka do të thotë në rast se ata do të gjendet fajtor pritet të përfitojnë ulje të dënimit me 1/3.