Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka rënë  dakord  në takimin e djeshëm me deputetët që Enkeljed Alibeaj te vazhdojë te jetë në krye të grupit.

ABC mëson  se Grupi Parlamentar i PD-se ka kërkuar gjithashtu që Lulzim Basha të bëhet pjesë e grupit, ne mënyre që të pozicionohet kundër Sali Berishës.

Ndërsa kane kërkuar te heqin Sorina Koton nga posti i saj si nënkryetare e Komisionit te Ekonomisë.

Flutura Açka dhe Ferdinat Xhaferaj,  janë shprehur se Lulzim Basha është i mirëpritur në grupin e tyre për të dhënë kontributin.

“Bashën e kemi koleg. Ai ka një kontribut dhe si koleg, si deputet mund të ketë një kontribut në grupin tonë si deputet. Nuk duhet të kemi asnjë shqetësim nga prezenca e zotit  Basha. Eksperienca e tij është e nevojshme për grupin parlamentar”, mësohet të ketë thënë Flutura Açka.

Ndërsa Xhaferaj  ka vlerësuar opozitarizmin e tij.

“Unë kam kërkuar që të japë dorëheqjen, por ai është i domosdoshëm për opozitën dhe këtë grup. Duhet ftuar të marrë pjesë në grup mbledhje për të kontribuar. Ne duhet të fillojmë me një sjellje tjetër me një qëndrim serioz në strategjinë. Mund të delegojmë një kryesi të vogël”, është shprehur Xhaferraj.

në takimin e djeshëm kanë qene prezentë 20 deputetë fizikisht dhe 8 online për shkak se kanë qenë jashtë vendit.

 Sakaq edhe pse ishin ftuar, ne takim  nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen vetëm 7 deputetë Tomor Alizoti, Grida Duma, Ervin Salianji, Zef Hila, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj dhe Xhelal Mziu.

Mendohet se 7 deputetet qe nuk shkuan ne takimin e djeshëm, mund te kenë kaluar me grupin e Sali Berishës.

/anbcnews.al./