Djali i multi-miliarderit, George Soros ka qenë ditën e sotme në Tiranë. Këtë e bëri të ditur vetë Alex Soros, i cili pas fotove me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një foto edhe me kryeministrin Edi Rama. Në foton e postuar Rama e mban Alex Sorosin nga xhaketa e tij.
“Duke festuar Tiranën në Tiranë me njeriun që e shndërroi atë në një nga qytetet më të veçanta në botë!”- shkruan Soros krah fotos.
