Shpesh kemi dëgjuar të flitet se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lidhur me këtë çështje ka folur vetë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ka dëgjuar vetëm deklarata, por se vet nuk e dinë se cili ka qenë roli i kryeministrit Kurti gjatë luftës.

“Nuk kam koment. Nuk e di. Kam dëgjuar deklarime, por s’jam interesuar. Unë nuk kam pasur komunikim dhe nuk e di se çfarë roli ka pasur në luftë”, ka thënë ai.