Botuesi Alfred Cako ka reaguar pas vdekjes së gazetarit të njohur Kastriot Myftaraj.

Cako thotë se vdejka e tij mund të jetë në mënyrë misterioze, por kjo mbetet për t’u parë. Ai thotë se me Myftarajn shpesh bisedonin për “Shqipërinë e Madhe”, ndërsa gazetari i ndjerë besonte se bashkimi i trojeve mund të vinte vetëm nga Moska.

Reagimi i plotë i Cakos:

Paska vdekur miku im i kahmotshëm Kastriot Myftaraj, ndoshta në mënyre Misterioze por mbetet për t’u parë.

Përkundër polemikave që kisha me të dhe grindjeve që kemi patur kohëve të fundit, mund të them se jemi pajtuar në një pikë, Ajo tek Shqipëria e Madhe, vetëm se ai mendonte se ky bashkim i trojeve vjen nga zyret e Moskës kurse unë mendoj akoma se ajo vjen nga zyret e Illuminatit.

Në fund fare ishte njeri i mirë dhe atdhetar i fortë i Shqipërisë.

Ju lehtësoftë shpirti i tij me dritën e Perëndisë.

Të gjithë do ti rikthehemi Absolutës dhe Hyjnores. Nëse jo sot, atëher nesër po se po.

Zoti e Bekoftë Popullin Shqiptar.