Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar. Dosja.al, mëson se dorëheqja e Pezës ka ndodhur ditën e sotme ku dhe është protokolluar më pas. Ditën e sotme ka pasur dhe një mbedhje të drejtorëve të RTSH-së, ku dhe është dhënë miratimi për dorëheqjen e Pezës. Ndërkohë që sot Peza të gjitha mbledhjet që ka pasur i ka anuluar. 

Gjatë kësaj periudhe të drejtimit të Pezës, nga RTSH-ja janë pushuar shumë gazetarë, kameramanë dhe drejtues emisionesh. Kjo ka sjell reagim të madh në publik kundër Pezës. Nga shumë aktorë politik por edhe të medias, është kërkuar shkarkimi i Pezës nga detyra.