Alfred Rushaj ka dhënë dorëheqjen si deputet.

Ora News ka mësuar ekskluzivisht se Rushaj pasi dha dorëheqje si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, ka hequr dorë edhe nga mandati i deputetit.

Rushaj pritet ta zyrtarizojë dorëheqjen nga mandati të martën, 8 nëntor.

Dorëheqjen Rushaj e ka argumentuar me arsye personale.

Kujtojmë se deputeti nuk ishte aktiv në politikë prej kohës kur PD u përfshi në debat të brendshëm.

Alfred Rushaj u zgjodh deputet në zgjedhjet e vitit 2021 dhe ishte drejtues i fshatës së PD-së.