Ashtu siç kishte paralajmëruar, Enkelejd Alibeaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e statutit të Partisë Demokratike, të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, që riktheu në selinë e PD Sali Berishën dhe mbështetësit e Foltores së tij.
Përveç se kryetar i grupit parlamentar të PD, Alibeaj pretendon se është edhe kryetari i komanduar i partisë, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Por Mbështetësit e Berishës, që më 11 dhjetor ngritën Komisionin e Rithemelimit të partisë, nuk e njohin si të tillë.