Ditën e sotme presidenti Aleksandar Vuçiç ka dalë fitues nga zgjedhjet e zhvilluara në Serbi. Ai ja ka dalë që të fitojë një mandat të dytë pesë vjeçar, mes premtimit për paqe e qëndrueshmëri, ndërsa agresioni rus në Ukrainë e ka vënë Serbinë nën trysninë e perëndimit për të zgjedhur midis lidhjeve të saj me Moskën dhe aspiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Por kjo nuk e ka nguruar aspak presidentit rus Vladimir Putin, që ti shprehte urimin e fitores presidentit serb.

Përmes një postimi në Telegram, Putini shprehu shpresën se Vuçiç do të vazhdojë të forcojë “partneritetin strategjik” midis Serbisë dhe Rusisë. Lajmi u bë me dije nga agjencitë ruse të lajmeve.