Nënkryetari i PD-së së “Vulës”, Enekelejd Alibeaj u takua mëngjesin e së enjtes me Damian Gjiknurin.
Takimi mes kryetarit dhe bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës zgjedhore u zhvillua në një restorant pranë selisë së re të grupimit të Lulzim Bashës.
Raportohet se ka qenë Alibeaj ai që ka mbërritur i pari në restorant dhe ka pritur për disa minuta Gjiknurin. Pas mbërritjes së këtij të fundit, diskutimi u zhvillua në ambientet e brendshme të restorantit.
Pas përfundimit të takimit, Alibeaj tha jashtë kamerave se Reforma Zgjedhore kishte përfunduar 1 vit më parë kur mazhoranca e refuzoi.
Ky takim u zhvillua ndërkohë që në Kuvend, deputetët demokratë bllokuan zhvillimin e seancës plenare. Theksojmë se asnjë nga deputetët e grupit të Bashës nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme plenare. /CNA