Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti deklaroi mbrëmjen e sotme se mbledhjet e Grupit Parlamentar nuk zgjidhin krizën në PD.
Duke iu referuar mbledhjes sdë fundit të grupit, ai tha në një intervistë në “ABC News” se kjo nuk është mënyra e bashkimit. Alizoti u shpreh se Grupi Parlamentar si organ i pranuar nga të dyja palët, duhet të krijojë një grup negociatorësh.
Sipas tij, Enkelejd Alibeaj fillimisht duhet të ishte dorëhequr dhe më pas të nisnin negociatat për bashkimin e partisë.
“Ndodhi ajo që ju shihni. Po ndodh një mish-mash i madh brenda një partie që është ende në procesin e rigjetjes së vetes. Është një proces i vështirë bashkimi, nëse do të ndodhë. Nuk mundet në mbledhje, nuk mund të jetë zgjidhja e një krize, kur ka qenë e madhe dhe e thellë. Për ta zgjidhur duhen disa etapa. Duhet të caktohet një grup negociatorësh. Ngelem te grupi se është i vetmi organ legjitim qa të gjithë palët e pranojnë. Grupi duhet të zgjidhte 3 ose 4 negociatorë. Takimet që mund të mbahen pa pasur pika të qarta, nuk zgjidhin dot krizën sepse ëhstë e thellë. Nuk zgjidhet kriza nëse ne flasim tetë orë.
Pala në minorancë qëllon na bllokun s aj dhe pas 6 marsi meqë kryetari dha dorëheqjen unë mendoj qa nga ana politike, kjo s’ka të bëjë në lidhje me pozicionimin tim, pjesa që doli në këto zgjedhje duhet të kishte dorëheqje nga pozicioni i saj. Siç bëri zoti Gjekmarkaj dhe Duma dhanë dorëheqjen, duhet të ndodhet edhe nga zoti Alibeaj dhe të kishim një negocim të palëve. Nëse palët fillojnë dhe mbajnë të dy të qëndrime nuk funksionon”, tha Alizoti.