Komisioni i Rithemelimit me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha, po zhvillojnë një mbledhje në ish zyrën e kreut të PD, Lulzim Basha.

 Në foton e mëposhtme shihet se Berisha është në krye të tavolinës, i cili drejton edhe këtë mbledhje, ndërsa rreth tij janë deputetë dhe anëtarë të Rithemelimit.

Ndërsa Rithemelimi zhvillon mbledhje në ish-zyrën e tij, Lulzim Basha momentalisht ndodhet në Mirditë, ku po zhvillon bisedë me qytetarët.

Më herët Basha ka thënë se këto takime në qytete të ndryshe po i bën për të folur për bashkimin e demokratëve.

Kujtojmë që më herët Floriana Garo tha “Zyra e Kryetarit në seli do të shërbejë si zyra e mbledhjeve të Komisionit të Rithemelimit deri në zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike!