Juventusi ka pësuar një humbje shokuese nga Benfica në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve.

Përkundër që krijuan epërsi të hershme me golin e Milik, Juventusi u përmbys ngq Benfica dhe rezultati pas 90 minutave ishte 1-2 për skuadrën portugeze.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e futbollistëve të tij në këtë sfidë.

“Është e vështirë të shpjegosh atë çfarë ndodhi, por pas rezultatit 2-1 ndeshja përfundoi, paraqitja do të kishte qenë e shëmtuar edhe nëse do të barazonim. Tani nuk shërben të flasësh, por vetëm të punojmë e mendojmë për fushën e lojës”.

Tutje tekniku italian ka thënë se kualifikimi është i vështirë, por asgjë nuk është e pamundur.

“Skuadrës i kam thënë që në futboll këto momente rastisin dhe duhet të dalim prej tyre kolektivisht. Në Ligën e Kampionëve është e vështirë, por nuk është mbyllur asgjë”.