Që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm përpara Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pedagogët kanë mbajtur protestën e paralajmëruar më herët ku kanë kërcënuar se në rastin e mos-marrjes së masave për rritjen e pagave të tyre, do të bojkotonin nisjen e vitit akademik.

Ndërkohë që pjesëmarrja në protestë ishte e lartë, ëhstë paralajmëruar një tjetër protestë në datën 5 tetor përpara universitetit të Politeknikut. Organizimi do të nisë në orën 11:00.