Vetëm pak minuta më parë, aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahan Sayisman kanë dhënë lajmin më të bukur për ndjekësit.
Alemda është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë të çiftit dhe ata janë në qiellin e shtatë nga lumturia.
Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqet me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mban me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.
Ende nuk dihet se në cilin muaj të shtatzënisë është Almeda dhe dyshja duket se do të na mbajë akoma kuriozë për gjininë e foshnjës.
“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”
shkruan Almeda.
Gjithashtu të njëjtin postim Tolgahan e ka shoqëruar me fjalët:
“Dhurata më e madhe, momenti më i bukur! S’mund të jem më i lumtur!”
Almeda dhe Tolgahan janë gjithashtu prindër të një vogëlushi të quajtur Efehan, i cili shumë shpejt do të bëhet me një motër ose vëlla.