Sokol Hazizaj, avokati i ish-deputetit Alqi Bllako ka thënë në një lidhje në emisionin “Opinion” se Alqi Bllako ka qenë në banesën e një mikut të tij, në pritje të vendimit të gjykatës.
I pyetur mbi një foto të publikuar në rrjetet e tij sociale, ku shihej një avion Hazizaj tha se ajo ishte një foto e realizuar prej atij vetë në momentin që mori prokurën për të përfaqësuar zotin Bllako.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Ku ishte Bllako?
Hazizaj: Që të kuptosh se ku ishte i mbrojturi prej mjeje duhet marr situata në vijimësi. Po priste tek shtëpia e një mikut të vet për të shkuar vendimi. Doli vendimi shkoi dhe u dorëzua në drejtorinë e policisë Tiranë.
Fevziu: Ju I dëgjuat lajmet për ikjen e tij, nuk patët asnjë reagim…
Hazizaj: Kur kam qenë me zotin Hoxha e dëgjuam si lajm publik, nuk janë lajmet ato që shpërndahen në media të vërteta.
Duke mos harruar faktin që qysh në momentin që prokuroria ka dorëzuar në kuvend kërkesën për masën e sigurisë unë kam qenë Ii pajisur me prokurorë të posaçme, që e kam dorëzuar pranë prokurorisë s posaçme. Në këto kushte nëse nuk do të gjendej zoti Bllako do të vinin tek unë.
Fevziu: Pse u dorëzua në orën 4?
Hazizaj: Në atë moment u njoh me urrdhrin e prokurorisë së posaçme. Nuk e ka marr në orën 15 e ka marr në atë moment.