Pak ditë pasi KQZ shpalli listat e kandidatëve për deputet të propozuar nga partitë politike që janë regjistruar për të marrë pjesë në garën e 25 prillit, një prej emrave të përfshirë në lista është tërhequr duke bërë “bujë “me letrën e dorëheqjes së tij . Ish kandidati i Nismes Thurje për Dibrën, Selim Sela, ka dhënë dorëheqjen nga gara për shkak të presioneve të bëra ndaj tij, por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte letra publike që ai i dorëzoi Nisma Thurjes ku njoftonte tërheqjen! Letra e bërë publike nga kjo parti ngjalli reagime të shumta të cilat kryesisht targetonin vetë Nismën Thurje si një alternativë që përzgjedhjen e kandidatëve e ka bërë vetëm për të mbushur listat dhe aspak për kandidatë seriozë që në parlament të përfaqësojnë qytetarët. Gabimet në drejtshkrim të Selimi Selës morën jo pak vëmendjen e publikut por kritikën më të madhe duke e vënë në qendër të vëmendjes dhe lumit të komenteve nga njerzit, Selimit ia bëri partia që ai i besoi e kur ai vendosi të dorëhiqej nga gara për Nismën Thurje këta të fundit e “perlyen” publikisht duke dhënë shembullin se një parti e tillë nuk ka as bazë e as integritet për të qenë drejtues të mirëfilltë, aq të dëshiruar në vendin tonë!
Postimi i plotë i Selim Selës:
Deklaroj që unë Selim Naim Sela, datëlindja 04.09.1995, jam dorëhequr si deputet i qarkut Dibër me Nismën Thurje, për arsye personale, presjon pas presjoni të vazhdueshëm. Me respekte Selim Sela,” shkruan ai.