Sipas një raportimi nga Insider tregohet se Amazon ka punuar prej 2 vitesh për të krijuar televizorë që mbajnë logon e kompanisë. Do të jenë 2 versione televizorësh, një që është prodhuar nga një kompani e tretë, TCL, e cila do të mbajë logon e Amazon dhe do të ketë të integruar Alexa, ndërkohë që versioni tjetër është dizenjuar nga inxhinierët e Amazon.

Kjo do të thotë se ju tashmë do të keni mundësinë të shikoni Amazon Prime përmes një televizori Amazon, që besohet se do të dalë në treg duke filluar nga muaji tetor. Nuk ka ende informacione në lidhje me çmimin e tyre, por madhësitë e tyre do të fillojnë nga 55 deri në 75 inç.

Arsyeja se pse Amazon kërkon të nxjerrë në treg televizorë është e qartë. Por edhe nëse çmimi i tyre është mjaft i favorshëm, a duhet që ju ta përdorni atë? Pyetja ngrihet pasi shërbimi tjetër i Amazon, Ring, është shndërruar në një mjet survejimi për policinë. Amazon mbledh sa më shumë të dhëna të jetë e mundur për t’ju rekomanduar produktet që ju preferoni.

Në muajin dhjetor të 2020 Amazon nxorri në shitje AmazonBasics TV i cili ishte në shitje vetëm në tregun indian dhe kushtonte $410.