Ditën e djeshme kompania prezantoi versionin Billie Eilish Limited Edition Echo Studio në të cilën gjendet e printuar pikërisht këngëtarja me zërin melankolik. Fotoja e printuar në Echo Studio vjen nga koveri i albumit “Happier Than Ever”.

Kjo ishte hera e parë që Amazon ka prezantuar një “skin” të ri për produktet e saj Echo, përveç rastit kur ishte e fokusuar në përfshirjen e pandave dhe tigrave të dizenjuara për të qëndruar në dhomat e fëmijëve.

Kantautorja është shprehur rreth pajisjes: “Mezi po pres që të gjithë fansat e mi të dëgjojnë albumin tim të ri Happier Than Ever në opsionin Spatial Audio të ofruar nga Amazon Music Unlimited.” siç përmendet në një postim në blog.

Meqë kjo pajisje është një version i limituar, do të kushtojë $30 më tepër se versioni normal i cili kushton $199. Mirëpo nëse blini Limited Edition ju do të përfitoni 6 muaj akses në Amazon Music falas. Në të nuk gjenden shërbime të reja si përshembull përdorimi i zërit të Billie Eilish kur ju flisni me Alexa.