Ambasada britanike në Tiranë ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD, Sali Berisha, ku u godit me grusht në fytyrë nga 3 1 vjeçari Gert Shehu në protestën e opozitës.

Në reagimin e ambasadës thuhet se dhuna nuk ka vend në demokraci dhe se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore.

Sipas ambasadës së MB sulmi ndaj Berishës është një sulm i papranueshëm për fjalën e lirë.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore.

Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm për fjalën e lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah me krah në mbështetjen tonë për demokraci dhe shtetin e se drejtës”, shkruan ambasada britanike.