Ambasada italiane në Moskë, u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga vendi. Përmes një deklarate selia diplomatike italiane u sugjeron qytetarëve të vet që të vlerësojnë qëndrimin e tyre dhe i referohet thirrjes së presidentit Vladimir Putin për mobilizimin ushtarak.

“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në skenën ndërkombëtare dhe vështirësitë në rritje për lidhjet ajrore dhe rrugore, në lidhje me daljen nga Rusia, këshillojmë bashkatdhetarët tanë që ndodhen në Rusi të vendosin nëse qëndrimi i tyre është i nevojshëm dhe në të kundërt të largohen nga vendi”, thuhet në deklaratë.

Që prej ditës ku Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin ushtarak, ku me qindra burra dhe djem do të rekrutohen në ushtri për të luftuar në Ukrainë, me qindra e mijëra rusë po largohen nga vendi. /abcnews.al