Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Vincenzo Del Monaco, gjatë një vizite në Elbasan me kryetarin e bashkisë, u pyet nga media rreth pretendimeve të opozitës se zgjedhjet e 25 prillit shënuan një krim zgjedhor.
Duke mos dashur të përsërisë raportin pas zgjedhor të OSBE-së në Shqipëri Z. Del Monaco thotë se i qëndron pikë për pikë atij, duke nënvizuar se beson te sistemi gjyqësor në Shqipëri.
Duke iu referuar edhe vrasjes se Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve përfaqësuesi i OSBE-së kërkoi një hetim të shpejtë të kësaj ngjarje. “Të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të botuar OSBE- ODIR.
Kur flasim për procesin zgjedhor dhe krimet që mund të kenë ndodhur dhe për ankesat e procesit. Unë vetë kam besim te sistemi gjyqësor i Republikës së Shqipërisë.
Sic ju kujtohet pas ngjarjes në Elbasan, pas vrasjes bëmë një deklaratë. Besojmë se do të ketë hetime të shpejta dhe besojmë te drejtësia mbi atë që ndodhi këtu, pasi kështu funksionon demokracia. I pyetur sesa pranë është Shqipëria Bashkimit Europian pas procesit zgjedhor , titullari i OSBE-së preferoi të anashkaloj përgjigjen , duke theksuar se këtë pyetje duhet tia bëni kolegëve të mi të BE. “Unë vërtetë jam lindur dhe rritur në një nga vendet e BE, por këtu para jush nuk jam në kapacitetit të ambasadorit të BE.
Këtë pyetje duhet t’ia drejtoni kolegëve të mi të BE jo mua. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë. Po të lexoni mandatin e BE, aty do të lexoni për shtetin e të drejtës, demokratizimin dhe elementet e tjerë janë të rëndësishme në zhvillimin e mëtejshme të Shqipërisë. Edhe pse Shqipëria nuk ka qetësi si pasojë e krimit të organizuar, duket se për ndërkombëtaret frenat në dorë duhet ti marrë shteti shqiptar. “E kuptoj interesin tuaj në lidhje me sigurinë. Ama cfarë përgjigje pret nga unë. Unë jam takuar me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, specialistë dhe policë të thjeshtë.
Kemi ofruar edhe trajnime me punojës policie për tu marrë si duhet në kohën e zgjedhjeve, që të ishin më te përgatitur për tu marrë me elementet e sigurisë. Ne i kemi ofruar trajnim mbi 6 mijë efektivë të policisë. Mesazhi im, është në besimin institucional dhe te institucionet”.