DVP Durrës

Vijojnë kontrollet nga Efektivet e Qarkullimit Rrugor më qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Vihen në pranga të policisë 2 shtetas.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi E.Ç., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.15 Durrës, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volsvagen” është përplasur me mjetet tip “Nissan “dhe “Toyota” me drejtues shtetasit E.S., dhe Rr.Xh., duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu, është arrestuar edhe shtetasi E.B., 55 vjeç, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Alfa Romeo” është përplasur me dy mjetet të tjera duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.