Ambasadori Italian Fabrizio Bucci ka dhënë një deklaratë për mediat sot në qytetin e Elbasanit.

Unë erdha në Elbasan për të takuar drejtuesit e partive politike.
Kam ardhur këtu sepse zgjedhjet për një demokraci janë një moment i shenjtë, një moment i rendësishëm, momenti kur populli vendos se kush do që ta drejtojë.

Shqipëria për italinë është një vend i veçantë dhe ne kemi raporte që na lidhin në një mënyrë shumë të fortë.
Në itali ka shumë vëmendje për zgjedhjet e ardhshme, unë marr shumë mesazhe çdo ditë nga njërëz që janë të interesuar për situatën në Shqipëri.

Ka shumë shqiptarë që që janë të interesuar.

Ne nuk bëjmë tifo për asnjë, as për njërën parti e as për tjetrën.
Ne bëjmë tifo për popullin shqipëtar dhe Shqipërinë.
Shqipëria meriton një qeveri të zgjedhur nga shqiptarët për të zgjidhur probolemet e shqiptarëve. Që ta coj shqipërinë gjithnjë e më pranë Europës

I takon shqiptarëve të mendojnë. Nëse pjesa më e madhe e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme do të mendojnë se kjo qeveri ka bërë një punë të mirë do të votojnë për qeverinë aktuale. Nëse kjo mazhorancë shqiptare do të mendojë të kundërtën do të votojë për një qeveri tjetër.

Fushata Elektorale në shqipëri më kujton shumë fushatën në Itali. Ka shumë pasion, vëmendje diskutime. Diskutimet verbale janë ok, por ajo që nuk shkon kurrë është dhuna.

Zgjedhjet duhet të jenë një festë. Zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jenë një festë për të gjithë sepse është festa e demokracisë sepse është momenti kur populli zgjedh se nga kush do që të drejtohet.